
Pas videos së publikuar të VV-së, ka reaguar Besian Mustafa i LDK-së duke i quajtur përralla ato çfarë kishte thënë partia në pushtet.
Sipas Mustafës, kjo video u shpërnda për të hedhur një “grusht hi syve” në një kohë kur çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë gjatë kësaj qeverie dhe kur çmimet e produkteve janë të larta.
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!””, ka shkruar ai.
VV-ja përmes një video katër minutëshe tha se Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë.
Në video thuhet se Qeveria Kurti u përballë në katër vite me pandëminë, luftën në Ukrainë, sulmet terroriste dhe se sipas tyre krejt këto sfida i kaluan me sukses.