Reagon ministrja Haxhiu për aksionin policor “Pika”

E publikuar: 14/03/2022 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës, që i arrestoi 48 zyrtarë policorë e dy doganierë.Ajo në Facebook ka shkruar se në të kaluarën institucionet e sigurisë nuk i kanë pasë duart e lira, teksa ka shtuar se në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore.

“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka theksuar se aksione të tilla kanë mbështetje të parezervë nga Qeveria.“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!”, shtoi ajo.

Shkrimi i plotë:

Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.

Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!