Halil Matoshi thotë se do ta padisë Ismail Sylën, këshilltarin e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për shpifje.
Këtë ai e bën publike nëpërmjet Facebook’ut.
Kjo vjen pasiqë Ismail Syla ka hedhur akuza të rënda ndaj Matoshit, duke e quajtur “njeri të çuditshëm” dhe duke vlerësuar se “ka marrë rrogë nga të gjitha pushtetet”.
“Keshilltari i H.TH. Ismail Syla, i gjetun n’shtrengesat e shefit te tina, pas ni deshtimi t’madh ne karrieren e tina, ka shpernda rrena te turpshme dhe idioteske nepermes FB. Ia baj me dije se qe neser kjo “materie” sjhkon ne gjyq dhe sqarohemi.
Ai ose duhet t’i argumentoje kto shpifje ose ai vendin e ka ne burgun e sigurise se nalte – ne Gerdoc! I gerditsmiIsmail Syla!”, shkruan Matoshi.















