Këngëtari Labinot Tahiri përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se obligimet ndaj ATK-së i ka kryer gjithmonë, kjo pasi që gjatë ditës së sotme qarkulluan disa lajme në të cilat thuhej se Labi ia ka borxh ATK-së rreth 90 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Ai më tutje ka thënë se nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë pranon të hyjë në burg, ose nëse ai nuk i ka kryer obligimet e tij ndaj shtetit, pranon të paraqitet edhe në gjykatë.
Ky është postimi i plotë i këngëtarit, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe disa fatura me anë të të cilave e ka dëshmuar se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
“Pas futjes sime në politik, janë duke u munduar të më poshtrojnë, por e kanë të kotë…!
Unë paguaj sa do që Shteti cakton obligimet ndaj meje, unë i pergjigjem me POOOO DREJTESISE DHE SHTETIT TIM.
Asnjëherë nuk ndodh që unë të mundohem ta drejtoj jetën e qytetarëve të mi duke i ikur këtyree titujve siq e ka quajtur gasetari…!
Ky është Shteti im, ky është vendi im, ky ėshtë ardhmeria e vendit tim dhe e femijeve të mi.
Nuk ndodh që unë ta sjelli vullnetin e femijeve të mi qe mos ta duan shtetin tim, por me pagesat e tatimeve dhe ato se çfarë i duhen shtetit, unë u tregoj se duhet të paguajm dhe une paguaj që nga 2005-tattim! Atehere kur Kosova akoma se kishte PAVARSINË!
Tani fakturat që i publikova, jane disa nga ato qe i shifni dhe, këto nuk janë paguar sot, por me kohë dhe me shumë përgjegjesi.
Obligimet ndaj ATK-s, i kam kryer gjithnje… e din mire administrata, e jooo ky titull per qefe te gazetareve se LABI ia ka borxh Shtetit 90.000 euro është e pa pranuar..!
Plus per me kqyr mem njellos sa ma shumee ee ka shkruar se jam Kryetari i AKR-së në Ferizaj, është rren se hala nuk jam be!
Mosni kështu se nuk shkone jeta me këto maskarallike!
Unë i kuptoj disaa gazetarë, mirpo kur tejkalojne normat është jo e hjishmee!
Vazhdoni shkruani se keshtu e ka kur i drejti sulmohet por do rregullohet kjo menyree e jeteses për qytetarët dhe për vendin tim.
Nese ATK- ja thot se une i kam borxh atehere le te me fusin ne BURG.
Nese ATK-ja thot se Labi nuk ka pranuar te i kryej obligimet ateher le te me qesin ne Gjygj.
Mos mos ti gazetar me mua mos se sben.
Me thiri nje far Agroni i gazetes fjala, boll mire ja spejgova i thash nuk kam borxh o zotni se borxh eshte kur une nuk du me ja pagu, po qe prap e kishte shkruar sipas deshires se tij!
Pamare parasyshe se ne cilen parti do te isha, per mu ka vlere me shumee Kosova se çdo gjë tjeter dhe une jam i gatshem te digjem dhe te flijohem per te.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqiperise”./transmeton Express


















