Reagon Kurti pas publikimit të pamjeve nga Sveçla e Hoxha

E publikuar: 01/10/2023 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.

Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, çka nënkupton se sumet kishin mbështetjen e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.”