Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së humanistit gjerman se të gjithë politikanët e Kosovës janë kriminel. Tha se të gjithë politikanët që qeverisën pas luftës janë të lidhur me krimin.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se të gjithë politikanët kosovarë të pasluftës janë të lidhur me krimin. Reagimi erdhi pas deklaratës së Rupert Neudeck.
Reagimi i plotë i Krqsniqit në Facebook:
A duhet politika zyrtare e Kosovës ta trajtoj më seriozitet thënjën e Neudeck-ut se: politikanët e Kosovës janë kriminelë! Edhe pse humanisti fletë në përgjithësi, politika jonë nacionale duhet ta merr tepër seriozisht ketë që po e thotë Neudeck-u.
Kur kihet parasysh, kërkesa e Komunitetit Ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës Speciale, del më shumë se e kjartë, se politika kriminale e të gjithë atyre që qeverisen pas luftës çlirimtare në Kosovë është e lidhur me krimin. Në këto momente, e gjithë shoqëria e organizuar shqiptare duhet ta zhvilloj një debat të sinqertë dhe të hapet: Çka po ndodhë në politikën tonë dhe shoqërinë në përgjithësi?
A kemi kapital politik e intelektual për të filluar një fillim të ri?
A kemi qytetarë që e ndeshkojnë mashtrimin e politikanëve gënjeshtarë?
A duhet ta marrim seriozisht, atë që po e thotë, humanisti – Neudeck? Them që po! Po kush duhet ta merr seriozisht?! Kjo është çështja!