Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklarimit kërcënues të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për prokurorin, duke i kërkuar të dorëzohet për gjykimin e saj, e cila është e akuzuar për hedhje të gazlotsjellësit.
Çitaku ka thënë se kjo mendësi në Kosovë nuk kalon.
“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, ka deklaruar ajo.
“Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, vijon postimi i saj.
Përgjatë seancës gjyqësore të së premtes, Haxhiu ka kërcënuar prokurorin Ilaz Beqiri, duke kërkuar të “dorëzohet, sa s’është vonë”.
“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar ajo.
Postimi i plotë: