Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka thënë se e ka marrë me shqetësim njoftimin nga Qeveria e Kosovës për shkakim.
Përmes një komunikate, Bordi i shkarkuar i KEK’ut ka thënë se vendimi paraqet ndërhyrje të dhunshme dhe kundërligjore në korporatë dhe si të tillë nuk do ta pranojnë dhe nuk do të heshtin.
“Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe nuk do të përfillim vendime të tilla krejtësisht politike, me inate e paragjykime dhe në dam të KEK-ut dhe shtetit të Kosovës.
Për me shumë se kaq, është edhe e turpshme që të veprohet në këtë mënyrë, përkundër faktit se Ministrja e digasterit përkatës, Rozeta Hajdari dhe e gjithë qeveria Kurti prej kur kanë ardhur në pushtet kanë qenë të njoftuar me rezultatet dhe të arritura e Korporatës në tri vitet e fundit. Këto janë fakte të pa kontestueshme dhe të deshmuara në të gjitha raportet relevante të cilat e masin dhe vlerësojnë përformancën e Ndermarrjeve Publike.
Kryeministri në detyrë dhe ministrja në detyrë, nga dita e parë I kanë pasur në dispozicion raportet e Auditorit të Jashtem, të Auditorit të Brendshem dhe të Njesisë për Monitorimin e Ndermarrjev Publike e cila është kompetente dhe e obliguar me ligj të bëjë monitorimin dhe vleresimin e punës së Bordeve të NP-ve. Kanë qenë të njoftuar se bazuar në këto raporte, KEK-u është Ndermarrja Publike me e sukseshme në Kosovë, me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me përformancën me të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve. Andaj edhe një herë e njoftojmë opinionin publik dhe të gjitha institucionet dhe mekanizmat shtetror se vendimi për shkarkimin e Bordit të KEK-ut, me këto rezultate dhe këtë përformance, përveq që është i kundërligjshme, vendim politik dhe pa asnjë bazë ligjore, është edhe i turpshëm dhe me qellime të ulëta për të mohuar sukseset dhe me tendencë për të destabilizuar dhe shkatrruar një ndërmarrje publike që me mund e sakrificë ka rritur të jetë me e suksesshmja në republiken e Kosovës”, thuhet në reagim.