Ndaj një shkrimi të publikuar në medie se partisë së re, që së shpejti pritet ta themeloj Dukagjin Gorani, pritet t’i bashkohet edhe kryetari i Bordit të Gazetës Blic, Astrit Gashi, ka reagur ky i fundit. Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se kjo është një e pavërtetë. Ai ka thënë se edhe një kohë të gjatë do të jetë pjesë e medieve.
Lexojeni të plotë reagimin e tij:
– E pershendes me kete buzeqeshje me gaz lajmin per nje parti te re…ku qenka permend edhe emri im.
Natyrisht qe nuk kam nevoje me sqaru asgje per nje pasaktesi dhe te pavertete si kjo… Po flas vetem sepse po me pyesin miqt dhe te njohurit!
Mbane mend: Gjate kemi me u shty me njeri- tjetrin te dashur politikan!
Edhe ju media…
Ketu jam edhe gjate per me ja u “nxi” shpirtin politikaneve e matrapazeve te tjere deri ne shporrje;)
Me shume durim e perkushtim!
Me media, me angazhim qytetare, me Gazeta Blic dhe me disa produkte te tjera qe vijne nga shtatori. Me shume pavaresi e dinjitet.
Shtrengoni rripat! Fortune do te jete!