Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka demantuar lajmin se dega e AAK-së në Klinë ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një reagim për media thuhet se në PDK ka ikur Enver Berisha ish kryetar i degës i cili para një muaj është përjashtuar nga AAK, pas bastisjes së policisë së Kosovës në shtëpinë e tij në lidhje me veprime të mundshme kriminale.
“Me Enver Berishën ka shkuar poashtu Bedri Gashi i cili para një jave është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e kaluara.
Aleanca në Klinë në këtë proces zgjedhor ka kandidatë për kryetar profesor doktor, z. Zenun Elezi dhe me realitetin e ri hapësira për veprim është duke u ngushtuar për individë të pandërgjegjshëm.
“Për fund AAK është në proces të mirëfilltë zgjedhor dhe PDK ruan traditën që të ofroj strehim të shkarkuarve të AAK-së”, thuhet në reagim.