
AAK ka lëshuar një komunikatë ku ka vlerësuar se Donika Kadaj- Bujupi është arrestuar me urdhër të politikës.
Kjo është komunikata e plotë e AAK-së:
Sot në orët e hershme të mengjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputetën e AAK’së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj.
AAK i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.
AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkunder shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
AAK kërkon lirimin sa më parë të deputetes, Donika Kadaj!