Reagojnë gastronomët: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

E publikuar: 26/08/2021 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, paralajmëroi masa të reja kundër Covid-19 në ditët në vijim. Ndër to kufizimi i lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë.
E ndaj këtij lajmi ka reaguar Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, i cili ka thënë se nuk do të pranojnë këto masa pa u takuar edhe njëherë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.Kllokoqi pranon se situata është e rënduar, por shtoi se mbyllja nuk është zgjedhje.Ky është reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:Miq e mikesha, të dashur gastronomë.Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën.Situata është rënduar, personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum.Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë.Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen!Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë!Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave!Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume!VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!!