Reagojnë “Dardanët” pas raportimeve se u përleshen mes vete

E publikuar: 07/09/2024 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova mbrëmë u mposht me rezultat 3-0 nga Rumania, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për edicionin e ri, në stadiumin “Fadil Vokrri’.

Pas ndeshjes në rrjetet sociale u shpërndan disa video ku shihen disa tifozë teksa patën përleshje mes vete në sektorin ku ishin të vendosur tifozëria “Dardane”.

Mirëpo, janë vetë tifozët kosovar që dolën me një reagim në rrjetin social Facebook, lidhur me këtë ngjarje.

Në reagim thuhet se tifozëria asnjëherë nuk ka qenë pjesë e përleshjeve dhe nuk do të bëhen pjesë e tyre.

Tutje ata thonë se bëhej fjalë për një keqkuptim midis një sigurimi dhe anëtari të grupit të “Dardanëve”.

REAGIM

…lidhur me raportimin në media për përleshjen e pretenduar të Dardanëve

Ju njoftojmë se Dardanët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e përleshjeve e as nuk do të bëhen pjesë e tyre. Për pamjet që qarkullojnë, nga ajo çfarë na është thënë edhe nga anëtarët tanë, bëhet fjalë për një keqkuptim të një anëtari me një pjesëtar sigurimi që duket të ketë tejkaluar kompetencat.

Gjithsesi, si tifogrup do të mbledhim të gjitha informacionet e detajuara për të zbardhur të vërtetën e plotë, ndërkaq ftojmë mjetet e informimit që konform etikës të kontaktojnë organet tona drejtuese për cilëndo informatë”, shkruhet në njoftimin e tifozërisë dardane në Facebook.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Qipros ditën e hënë me fillim nga ora 18:00.