Këshilltarët e nëntokës politike të pasluftës, hajnat e vjedhjes industriale (të njohur ndërkombëtarisht), hajnat e dhomës së dëshmive, blerësit mafiozë të deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese, shesin moral dhe tentojnë që, me linçime publike politike, të detyrojnë opozitën të përkrahë maskarallëqet që vetë i krijuan.
Ju, milionerët e PDK-së, krijuar nga vjedhja permanente e buxhetit të shtetit, gëzojeni edhe ndonjë ditë maskarallëkun tuaj filozofik.
Vlerat perëndimore dhe NATO-n i keni shndërruar në mburojë të karakterit tuaj të horrit.