Reagim i ashpër i qytetarëve kundër Teuta Rugovës: Prej Skenderit del beteri

E publikuar: 04/09/2018 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e sotme të thirrur nga partitë në koalicionin qeveritar mori pjesë, për befasinë e LDK-së, edhe deputetja e kësaj partia dhe e bija e presidentit të ndjerë historik, Teuta Rugova.

Ndaj prezencës së saj si gjithnjë të heshtur, kanë reaguar mjaft ashpër edhe disa deputetë të LDK-së, përfshirë edhe shefin e Grupit parlamentar të kësaj partie, Abdullah Hotin. Madje, deputeti Driton Selmanaj ka thënë që statuti i LDK-së parasheh edhe përjashtimin e Rugovës nga partia, shkruan Express.

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë që kjo është një gjë delikate, duke qenë se Rugova ishte e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që Hykmete Bajrami e LDK-së, ka thënë se pret që deputetja në fjalë të dënohet me votë.

Por, të shumta ishin reagimet nga qytetarët e vendit të cilët u revoltuan me veprimin e deputetes Teuta Rugova. Një ndër komentet më të shpeshta ishte “Prej Skenderit del beteri” duke e shfajësuar presidentin Rugova për të bëmat politike të së bijës.

Fjalën beter fjalori shqip e përcakton në këtë mënyrë:

Beter

I mb.thjeshtligh –

I keq sa s’ka ku të vejë më; i shëmtuar; që s’ka fare vlerë. Fëmijë beter. Më betere se të tjerat.

Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

U bë beteri ndodhi një gjëmë e madhe, u bë një kasaphanë e vërtetë, u bë kiameti.

II ndajf.thjeshtligj. –

Shumë, sa s’ka ku të vejë më, tepër. Beter i shëmtuar (i rëndë, i keq). I bukur (i lartë) beter. Të këqija beter. E do beter.

Shumë keq, aq keq sa s’ka ku të vejë më. Është (u bë) beter. I shkon puna beter. Për beter për faqe të zezë.