Reagim i Grupit të Grave Deputete me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitit

E publikuar: 21/12/2015 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë me rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajaziti.

“Vrasja misterioze e së resë 24 vjeçare, është krim monstruoz, i cili ka goditur familjarët e së ndjerës dhe ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në fillim të reagimit.

GGD-ja posaçërisht shpreh shqetësimin për vonesat dhe jo efikasitetin e organeve të rendit për të vepruar në rastet kur jeta e dikujt është e rrezikuar.

GGD-ja kërkon që të gjithë mekanizmat e sigurisë të marrin masa që ngjarje të tilla të mos na ndodhin, si dhe të angazhohen që sa më shpejt, të zbulohet e kryesi i kësaj vepre dhe t’i japin dënimin e merituar.

Grupi i Grave Deputete, duke bashkë ndier dhimbjen e madhe, ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës, thuhet në reagim.