Reagim edhe nga ambasadori britanik për aksionin në Veri: Veprimet e sotme nxisin tensione

E publikuar: 30/08/2024 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves, tha se veprimet e sotme të Qeverisë në veri u bënë pa konsultim me miqtë dhe aleatët e sigurisë.

Sipas tij këto veprime nxisin tensione dhe kanë ndikim në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit.” – ka shkruar ai.