Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë është planifikuar për nesër

E publikuar: 01/03/2022 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas u zhvilluan dje në kufirin me Bjellorusinë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim rus, ka thënë se një raund i dytë bisedimesh është planifikuar për nesër, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina ka thënë se bisedimet kanë për qëllim vendosjen e një armëpushimi dhe tërheqjen e Rusisë, por zyrtarët perëndimorë janë të kujdesshëm ndaj motiveve të Rusisë.