Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

E publikuar: 23/02/2023 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së të enjtes, ka ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit, raporton EO.

Këto tri marrëveshje u miratuan me shumicë votash nga pozita dhe opozita:

  1. Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor
  2. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor
  3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.