Zymer Krasnqi ka dhënë deklaratën e tij në Prokurori të martën për dosjen e jurisprudencës se Kryeprokurorit Aleksander Lumezi. Këtë e ka konfirmuar vet Krasniqi për Gazetën Express. Rrëfimin e plotë të Krasniqit për Express mund ta lexoni nesër….
Krasniqi në Kosovë ka qëndruar vetëm dy ditë, me ftesë të autoriteteve vendore për të deklaruar për rastin Lumezi, pas publikimit të dokumenteve të dosjes së jurisprudencës se kryeprokurorit në të cilën dyshohet se është fshirë emri i Krasniqit në dosje për tu shkruar mbi të emri i Lumezit.
Zymer Krasniqi, tani 60 vjeç, nga Prapaçani i Deçanit, bashkë me familjen e tij banon në Gjermani prej kohësh kur ishin dëbuar nga vendet e punës nga regjimi i ish-Jugosllavisë.
Ai tash ka tjetër mbiemër. Ai sot quhet Zymer Tahiri, shkruan Gazeta Express.
Zymer Krasniqi kishte punuar si praktikant në Gjykatën e Deçanit për gati një vit. Kishte kryer jurisprudencën dhe ishte larguar për në vendet e BE’së, duke marrë me vete vetëm diplomën dhe, duke i lënë të gjitha dokumentet e shkollimit dhe ngritjes profesionale në Gjykatën ku kishte bërë praktikë.
Koha kur Zymeri ishte larguar nga Kosova dhe kishte ndërruar mbiemrin me katër vëllezërit, është viti 1991, kur edhe ai kreu provimin e jurisprudencës.
Dyshimet për dosjen e falsifikuar të Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi u publikuan, fillimisht, nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Pastaj, edhe dy media raportuan për dosjen e Lumezit, ku shihet se në librin e regjistrimit të jurisprudencës të vitit 1991 ishte fshirë emri i Zymer Krasniqit dhe mbi të ishte shkruar emri i Aleksandër Lumezit./Express/


















