I vetmi aktgjykim i cili ka përfunduar me dënim efektiv për zyrtarë të lartë shtetërorë është kthyer në pikën zero. Aktgjykimi dënues i Gjykatës Themelore në Prishtinë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe sekretarin e kësaj ministrie, Gani Shabani, është kthyer në rigjykim.
Agani e Shabani, të cilët ishin dënuar nga gjykata e shkallës së parë për korrupsion në aferën e njohur si “Stenta” me 4 vjet e gjysmë burgim efektiv, do të gjykohen sërish nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Ish-ministri Agani, aktgjykimin e Apelit e ka quajtur si “siguri për qytetarët” karshi sistemit të drejtësisë.
“Është vërtetuar se në Kosovë ka gjyqtarë që vendosin sipas fakteve e jo diktateve politike”, ka thënë Agani.
Këtë ai ka thënë se e ka argumentuar me atë që me provat që i janë bashkangjitur aktakuzës ka qenë e pamundur ai të dënohet për ato vepra.
Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agani sërish të martën e ka konsideruar si vendim politik…