Rasti i shpërthimit në Zhur ku mbeti i vrarë një polic, ngritet aktakuzë ndaj tre personave

E publikuar: 11/03/2021 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I. B., A. G. Dhe V. Ç., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit I. B. dhe A. G. akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri V. Ç. me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit I. B. dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28.01.2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit I. B. zyrtarët policorë vijnë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila aktivizohet dhe nga shpërthimi mbetet i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë lëndohen rëndë.