Lajmet

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

28.07.2026 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Dëshmitari i radhës në rastin e sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, Astrit Hama, zyrtar policor me gradën polic i lartë në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se gjatë një patrullimi në zonën e Zubin Potokut kishte ndaluar një automjet, në të cilin ndodheshin tre persona, në mesin e tyre edhe Jovan Viqentijeviqi, i cili, sipas tij, fillimisht ishte prezantuar me emrin Zoran.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Hama ka thënë se ndalimi kishte ndodhur pas rastit, ndërsa ka përshkruar momentin kur kishte vërejtur automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur tri ditë më herët kam dalur në patrullë me një koleg me një automjet të blinduar, gjatë patrullimit… në fshatin Cerkule aty është një fermë në krah të djathtë dhe në krah të majtë është rruga e asfaltuar, aty është fshati Përvllak… Kur jemi afruar te ferma kemi parë një automjet Sharan i bardhë duke ardhur në drejtim tonin dhe kemi vendosur me ndalu, kemi vërejtur që janë dy persona, ka qenë tabela Leskovci. Pasi automjeti ka qenë lloji që shpesh përdoret për kontrabandim, kemi vendosur me ndal”, tha ai.

Dëshmitari Hama ka deklaruar se personi i tretë nuk kishte dokumente identifikimi dhe se gjatë kontrollit ishte gjetur me dy telefona të mençur, ndërsa ishte i veshur me uniformë ngjyrë kafe dhe çizme ushtarake.

Sipas tij, personi ishte prezantuar fillimisht me emrin Zoran, por pas dërgimit në stacionin policor në Zubin Potok, policia kishte konstatuar se bëhej fjalë për Jovan Viqentijeviqin, i dyshuar për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

“Dy personat kanë qenë me dokumentacion të Serbisë ndërsa personi i tretë nuk ka pasur dokumente. Kemi kërkuar, ka treguar që është i fshatit afër. Kam vërejtur që personi është i veshur me një lloj uniforme ngjyrë kafe, çizme ushtarake dhe të njëjtin e kam nxjerrë nga automjeti dhe e kam afruar te automjeti zyrtar dhe kam kërkuar që të prezantojë se çfarë ka në xhepa, i ka pasur dy telefona të mençur, edhe uniforma dhe e kam pyetur se çfarë punon, e ka pasur edhe një zarf me 2 mijë dinarë sipas tij, edhe është prezantuar me emrin Zoran. Shoferin dhe pasagjerin i kam verifikuar, nuk kanë qenë persona në kërkim, për Zoranin e kam thirrur komandantin e stacionit, kam kërkuar asistencë të vijë në vendngjarje, edhe ai e ka vërejtur rrethanat dhe kemi vendosur me dërguar në stacionin e Zubin Potokut edhe i kemi dorëzuar aty. Ndërkohë më kanë njoftuar se aty kanë bërë kontroll me detaje dhe më kanë njoftuar se nuk e ka emrin Zoran, po Jovan (Jovan Viqentijeviq) dhe është i dyshuar për rastin që akuzohet sot”, tha ai.

Prokurori e ka pyetur dëshmitarin nëse është e vërtetë se personi i ndaluar kishte deklaruar se ishte i papunë, por merrte pagë nga Serbia.

“Është e vërtetë”, tha ai.

Kryetari i trupit gjykues tha se, pas propozimit të avokatëve të të pandehurve që të ftohen ekspertët e FBI-së dhe ata të Italisë për ADN-në, unanimisht merr vendim që trupi gjykues do të vendosë jashtë seancës gjyqësore për këtë.

Seancat e radhës për këtë rast u vendosën me 29 shtator 09:30 dhe me 19 tetor 09:30.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së