Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan: Dyshohet se edhe gjashtë fëmijët e tjerë u keqtrajtuan (VIDEO)

E publikuar: 17/03/2026 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto nga Klan Kosova

Foto nga Klan Kosova

Këmbët e vogëlushit 5-vjeçar që tronditën opinionin kosovar, janë pa asnjë gisht.

Ata dyshohet se u prenë nga e ëma e tij që thuhet të ketë probleme mendore, raporton Klan Kosova.

Se kur e bëri këtë vepër A.P nga Janjeva e Lipjanit nuk dihet, por dyshimet e familjarëve më të largët se diçka nuk është në rregull me 5-vjeçarin lindën qysh nga e shtuna.

Kjo, alarmoi familjen e vet, që jeton në qytet, ta marr me patjetër të voglin e ta dërgojë për kontroll tek mjeku.

Këtë e bëri tek të hënën halla e tij, e cila fillimisht e çoi në QKMF-në e Lipjanit, e ku tentoi ta fsheh rastin.

Në këtë institucion ku fëmija arriti në gjendje të rënduar shëndetësore, morën vesh edhe të afërmit për gjendjen e tij.

Aktualisht djali po trajtohet në repartin e intensives pediatrike, nën kujdesin e stafit shëndetësor por jo edhe të prindërve.

Të dy u arrestuan nga policia për “Shkelje të detyrimeve familjare” dhe janë në ndalim për 48 orë. Derisa u bë më dije se do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Për krejt këtë situatë në këtë familje ishte në dijeni edhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan, por nuk vepruan paraprakisht. Derisa situata u bë kritike.

Edhe gjashtë fëmijët e tjerë që pas këtij rasti u morën nën kujdesin e QPS-së, thuhet se u keqtrajtuan.