Rasti Grabovci – vepër e vjetruar apo ‘spektakël medial’

09.09.2016 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti Grabovci – vepër e vjetruar apo ‘spektakël medial’

Bisedat e përgjuara të ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, përmes së cilave Adem Grabovci dyshohet të ketë kryer vepra penale, mund të mos rezultojnë me aktakuzë.

Njohës të çështjeve ligjore thonë se vepra penale mund të jetë vjetruar, qëllimisht, për të mos lejuar hapjen e procedurave ligjore ndaj zyrtarëve të përfshirë në bisedat e përgjuara, por edhe vetë zotit Grabovci.

E tëra varet, thonë ata, nga afati kohor kur janë kryer bisedat e përgjuara, që misioni i BE-së për sundimin e ligjit thotë se i ka bërë në rastin e Ministrisë së Transporteve në vitin 2011.

Prokuroria Speciale e Kosovës nisi pak javë më parë hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për siç tha “shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”.

Një numër shkrimesh u publikuan në mediet lokale të Kosovës, me përmbajtjen e bisedave të përgjuara të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat përfshihen edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

Misioni i EULEX-it tha se rasti duhet të trajtohet tani e tutje nga Kryeprokurori i shtetit dhe në një përgjigje të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, tha se “ky nuk është rast i EULEX-it”.

“Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, pas marrëveshjes në mes të kryeprokurorit të EULEX-it dhe prokurorit të shtetit të Kosovës, siç është e përcaktuar me ligj, Këshilli Prokurorial i Kosovës mund t’iu caktojë raste të reja prokurorëve të EULEX-it”, thuhet në një përgjigje përmes postës elektronike të EULEX-it për Radion Evropa e Lirë.

Por, për specialistët e fushës, veprimi i EULEX-it në rastin e përgjimeve është, siç thonë, ‘skandaloz’ dhe prokurori i rastit duhet të jap përgjegjësi.

Ehat Myftaraj, hulumtues në Institutin Kosovës për Drejtësi, i tha Radios Evropa e Lirë se në kohën kur janë bërë përgjimet është dashur të merren masa, në mënyrë që dëshmitë brenda përgjimeve të trajtohen brenda afateve kohore”. Ai tha se edhe të gjitha veprimet që po ndërmerren nga kryeprokurori i shteti i takojnë, sipas tij, një ‘spektakli medial’.

“Kryeprokurori i shtetit e paragjykon këtë rasy, duke thënë se këto vepra penale mund të jenë parashkruar,edhe pse le mundësinë se ky rast mund të hetohet. Por, në anën tjetër është një mesazh për të gjithë prokurorët që mund ta trajtojnë dhe duhet kenë kujdes,pasi kryeprokurori tashmë e ka dhënë një mendim. Kjo i ngjan më shumë një loje se është duke u trajtuar si rast”, tha Myftaraj.

Për Arton Demhasajn nga organizata joqeveritare “Çohu”, presioni i opinionit publik, përmes protestave në rrugë, ka bërë që prokuroria e shtetit të fillojë hetimet, megjithëse thotë se nëpraktikë asgjë nuk po veprohet.

“Përgjimet janë, emrat po përmenden dhe nuk ka arsye të stërzgjatet. Por, mendoj se prokuroria është e ndikuar politikisht dhe ka njerëz që kanë hyrë në sistemin prokurorial, ashtu siç edhe dolën përgjimet. Kjo flet mjaft”, tha Demhasaj.

Për Ehat Myftarajn, ndërkaq, Adem Grabovci, në bazë të bisedave të përgjuara, kryen punën e postierit të shefave, duke ushtruar ndikim në zgjedhjen e militantëve në pozita kyçe dhe kjo, siç thotë ai, konsiderohet vepër penale dhe është dashur të ndiqet me kohë.

“Pa dyshim që nëse i dëgjojmë bisedat ka elemente të veprës penale, duke filluar prej ushtrimit të ndikimit, pabarazisë qytetare e vepra të tjera penale. Shihet qartë se ka elemente të veprës penale, e që kjo vepër ka qenë e dënueshme deri në tre vjet dhe në bazë të asaj kjo vepër penale tashmë është vetëm e parashkruar”,ka thënë Myftaraj.

Arton Demhasaj thotë se prokuroria nuk mund t’i konsiderojë si lëndë të vjetra, meqë paragjykon rastin, pasi që veprat janë të ndryshme.

“Prokuroria duhet të fillojë hetim,pasi ka bazë ligjore dhe ka vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndikimi në punësim, e shumë vepra penale që kanë mundurtë kryhen, e që del përmes përgjimeve. Unë mendoj se duhet të fillojë hetimi nga prokuroria e për ato telefonata nuk munden me u parashkrua, pasi duhet bëhet një hetim penal dhe më pas të shihet se për çfarë vepra penale mund të akuzohet zoti Grabovci, e më pas duhet dalin në përfundim se a duhet akuzohet dhe më pas të ketë afat të parashkrimit”, tha Demhasaj.

Hetimet e filluara nga prokuroria e shtetit në rastin Grabovci ende nuk kanë dhënë një drejtim. Ajo që, megjithatë, është e qartë, është fakti se i gjithë rasti ka ndikuar që politikani Grabovci të jap dorëheqje nga detyra e shefit të Grupit Parlamentar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’