Kryesore

Rasti i Elvis Pistës: Dy persona nën përgjim, prokurori interviston disa dëshmitarë

15.09.2016 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti i Elvis Pistës: Dy persona nën përgjim, prokurori interviston disa dëshmitarë

Në dy vjetorin e vrasjes së Elvis Pistës, zyrtarit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk është zbuluar vrasësi.

Por detaje të reja mbi vrasjen e tij pritet të zbardhen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gazeta Express, nga burime brenda Prokurorisë, merr vesh se tashmë telefonat e dy personave janë duke u përgjuar nga ana e policisë si të dyshuar lidhur me vrasjen e Pistës.

Ndërkohë, sot Prokurori Ali Uka, i cili është duke u marrë me rastin e vrasjes së Pistës, ka thënë për Gazetën Express se tashmë ia ka dorëzuar një shkresë Policisë së Kosovës me emrat e disa dëshmitarëve të cilët do të japin detaje të reja rreth rastit “Pista”.

“Sot, unë e kam dorëzuar një urdhëresë për t’i intervistuar disa dëshmitarë lidhur me vrasjen e Elvis Pistës. Hetimet janë duke u vazhduar, po presim detaje të reja”, ka thënë Uka.

Prokurori Uka deklaroi se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të mos pengimit të hetimeve.

Uka thotë se pas deklaratave të motrës së Elvisit, Beatrisa Pista-Demiri, se ata që ofrojnë informacione lidhur me vrasësin ajo do t’u japë 200 mijë euro, janë investuar edhe disa persona, por që deklaratat e tyre nuk kanë pasur ndonjë të dhënë të re.

E vrasësit e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, nuk janë gjetur ende. Ndonëse janë intervistuar mbi 90 persona dhe janë ekzaminuar qindra prova, organet e drejtësisë ende nuk ka mundur të hedhin dritë mbi rastin.

Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014 pasi doli nga restoranti “Jaha Petrol” në Rahovec, ku po qëndronte bashkë me gruan dhe disa miq.

Policia atëherë njoftoi se Pista u qëllua me katër plumba nga një armë me shurdhues./GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje