Rasti Dehari – familja kërkon përjashtimin e prokurorit: Ekspertizën e morën përpara mediet

E publikuar: 12/08/2022 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e aktivistit Astrit Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, nga rasti i djalit të tyre, raporton Ekonomia Online.Rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka kaluar në Prokurorisë Speciale nga tetori i viti 2019.Nëna e tij, Xhemile Dehari tha se nuk kanë pasur kurrë komunikim të mirë me prokurorin tash e katër vjet.Madje, ajo thotë se ekspertizën shtesë për rastin e djalit të saj më parë e patën mediat sesa familjarët.

“Jo se kemi zgjedhë ne për të bërë kërkesën për largim të këtij prokurori, por puna e tij na ka detyruar që të bëjmë një kërkesë të tillë. Qe katër vjet duke e pritë as katër fjalë s’i kemi prej tij se si po shkon procesi”.“Kemi shkuar për të biseduar me të dhe s’na ka thënë asnjë sqarim, nuk na thërret kurrë dhe nuk bisedon kurrë.

Ne nuk jemi armiq, jemi njerëz që kërkojmë të zgjidhim rastin që na ka ndodhë” tha ajo.Kërkesën e familjarëve e bëri të ditur edhe avokati i tyre, Tomë Gashi, i cili tha se ekspertiza shtesë nga Zvcira konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 – në të cilën është eliminuar teoria e vetëvrasjes për Astrit Deharin.“Kërkesë për përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefiku, i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së djalit të tyre, Astrit Dehari.

Kjo konferencë ka qenë e nxitur prej mos veprimit apo veprimit të pamenduar mirë të Prokurorisë Speciale kur edhe vetë kanë publikuar dy raste si pjesë e ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicrra në prill të këtij viti”.

“Ekspertiza shtesë faktikisht kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet se ekspertiza shtesë vetëm ka konfirmuar eksperzitën e vitit 2019 me të cilën është vërtetuar se është eliminuar teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij”, tha Gashi.