Rast i rrallë: E thirrë policinë t’ia heqin gruan nga shtëpia “ose ndryshe do ta rrahë”

E publikuar: 07/10/2023 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nje rast i rrallë “dhune” ka ndodhur dje në Malishevë.

Ankuesi mashkull iu është drejtuar policisë me një kerkesë të pazakontë.

Ai ishte paraqitur në polici me kërkesën që t’ia largojnë gruan nga shtëpia ose ndryshe do te shkaktojë dhunë ndaj saj.

Ai u arrestua si i dyshuar për kanosje ndërsa “viktima” është dërguar në spitalin e psikiatrisë.

 

Raporti i plotë:

Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.