Fondacioni Raspberry Pi prezantoi një bord të ri quajtur Raspberry Pi 3 Model B+ në fillim të vitit.
Tashmë bordet kanë dalë në shitje dhe kompania ka mundësi të kthejë vëmendjen drejt asaj që e quan “produkt” i munguar, Raspberry Pi 3 Model A+.
Ky model inkorporon disa përmirësime duke ulur më tej çmimin në 25 dollarë.
Ai ka madhësi 65x55mm, procesor me katër bërthama 1.4Ghz 64-bit ARM Cortex-A53, 512MB RAM LPDDR2 SDRAM, wireless 802.11ac dual-band dhe Bluetooth 4.2.
Me bordin e ri, Raspberry Pi synon ta bëjnë teknologjinë e saj më të aksesueshme për të gjithë, veçanërisht shkollat që promovojnë shkencën.
Lançimi shënon fundin e platformës 3+ dhe çfarëdo që të sjellë në të ardhmen nuk do të jetë më evolucion ndërsa kërkimet për një procesor të ri silikoni dhe teknologji të re memorie kanë filluar. /PCWorld Albanian