Lista Serbe është kthye në institucionet e Kosovës, për krijimin e Asociacionit te komunave serbe dhe Gjykatën Speciale. Nëse në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale vjen pako me ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK’së, në Ushtri të Kosovës, përfaqësuesit e serbëve kanë kushte. Ata kërkojnë kësaj pakoje që ti shtohen edhe vendet e rezervuara për pakicat në Kuvendi.
Ish-ministri i Punës ka fol edhe për fitoren e madhe të Listës Serbe ne parlamentin e Kosovës. Sipas tij, kjo erdhi falë marrëveshjes së palës kosovare e asaj ndërkombëtare. Rasiç po ashtu thotë 60 përqind te votave te Listës Serbe janë të vjedhura, 8 mijë vota kanw ardhur nga Serbia te rrumbullakuar për 5 njerëz të njëjtë.
Kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rasic ne emisionin “FORUM” të Televizionit Rrokum.
Rasic tha se mungesa e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, i ka kthyer mbrapa në kohë serbët e Kosovës.
Rashic edhe një herë i ka akuzuar deputetët e Listës Serbe se i shërbejnë Beogradit e janë të ndamë ne dy pjesë.
Ish-ministri i Punës ka folë edhe për fitoren e madhe të Listës Serbe ne parlamentin e Kosovës . Sipas tij, kjo erdhi falë marrëveshjes së palës kosovare e asaj ndërkombëtare.
Takimet e vazhdueshme të zyrtarëve të Listës me zyrtarët e Borgradit, deputeti i PDP’së thotë se iu shkojnë ne favor vetëm zyrtareve të Beogradit, të cilët sipas Rasic, po i përdorin për poenta politike.
Ai vazhdon edhe ma tej me kritika, duke thënë se disa njerëz në Listën Serbe, s’i plotësojnë kushtet me qenë deputetë.