Rashiq: Mua dhe një pjese të madhe të popullsisë na vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

E publikuar: 29/09/2023 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq deklaroi se një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb turpërohet për të.”, citohet të ketë thënë Rashiq.

Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serbë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq po ashtu për një medium tjetër tha sot se sulmi i armatosur në Banjskë, i cili u krye nga një formacion paramilitar, ishte akt terrorist.

I pyetur se sa realiste është që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë në veri të Kosovës, Rashiq tha se mandati i KFOR-it thotë se anëtarët e tij ruajnë kufijtë e jashtëm dhe për sa i përket sigurisë së brendshme, nuk është realiste të pritet një ushtar nga Finlanda, Turqia, Suedia, Britania apo dikush tjetër.

“Rrjedhimisht, për këtë ju nevojiten institucione që i njohin njerëzit dhe këtë e bën policia. Mendoj se është pothuajse e pamundur që KFOR-i ta mbrojë atë siguri të brendshme,” tha Rashiq.