Rashica i gatshëm për Kombëtaren shqiptare, pret ftesë nga Gianni De Biasi (Video)

E publikuar: 21/09/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi shqiptar Milot Rashica, ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij, Vitesses, që e mposhtën skuadrën e De Graafschap me rezultat të pastër 3:0.

Pas ndeshjes, sulmuesi kosovarë ka bërë të ditur se ëndërron që një ditë të luaj për Kombëtaren shqiptare.

“Unë jam i gatshëm kurdo që trajneri De Biasi dëshiron të më ftoi. Kjo është një ëndërr e cila do të bëhet realitet në momentin e ftesës. Shpresoi që do të ndodh në një të ardhme të afërt”, ka thënë Rashica.

“Nuk mund të them asgjë nëse do të vazhdojë të luaj për Kombëtaren shqiptare kur Kosova do të pranohet në UEFA. Për këtë do të flasim kur të vij koha. Për momentin zgjedhja ime e parë është Shqipëria”, ka shtuar më tej Rashica.

“Mua më pëlqen më shumë Ronaldo se sa Messi. Kur kam kohë, gjithmonë shikoi videot e tij në YouTube dhe tentoi të përmirësoj lëvizjet e mia duke mësuar sa më shumë nga ai”, ka përfunduar sulmuesi kosovar. /Express