Rapp: Gjykata Speciale duhet bërë

E publikuar: 21/04/2015 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vota në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për Kosovën e ka sjellur ambasadorin e SHBA-së për Krime Lufte në Prishtinë, Stephen J. Rapp, ku, siç e thotë, do tu ndihmojë njerëzve në pozita politike që ti hapin rrugë themelimit të gjykatës para së cilës do të trajtohen rastet që dalin nga hetimet e inicuara nga raporti i Këshillit të Evropës, i njohur si Raporti i Dick Marty-it.
Ambasadori Rapp, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, thotë se krijimi i Gjykatës Specviale është rruga e duhur për Kosovën, ndërsa alternative e vetme ndaj kësaj është që OKB-ja të krijojë një Tribunal të ri Ndërkombëtar, për Kosovën.

Në intervistë, Ambasadori Rapp thotë edhe se Gjykata që do të krijohet për të procesuar akuzat e ngritura nga Marty, të hetuara më pas nga task Forca Speciale, duhet të ketë kapacitet dhe krediblitet të trajtojë “nivele relativisht të larta” të një numri “relativisht të ultë” të të dyshuarve potencialë – 10-12 – në një periudhë kohore të limutuar – “pesë vite, më së shumti”.

Rapp thotë edhe se ai, sikur dhe askush tjetër jashtmë Task Forcës hetuese, nuk i din emrat e njerëzve që do të akuzohen para kësaj gjykate, ndërsa thekson se është i bindur që Kuvendi i Kosovës do të miratoj krijimin e Gjykatës Speciale, meqë, siç e tha, këtë ia kanë premtuar disa prej liderëve politikë me të cilët është takuar të hënën, në Prishtinë.

Koha Ditore: Ambasador Rapp, ju tashmë keni pasur disa takime gjatë ditës. Cilat janë përshtypjet tuaja prej këtyre takimeve? Ambasador Rapp: Ato ishin shumë produktive dhe jam shumë i kënaqur me diskutimet, dhe, mendoj, nga guximi i qeverisë dhe liderëve të këtij vendi që të përballen me nevojën për të ndërmarrë veprime në këtë sferë të llogaridhënies në lidhje me pretendimet që dolën në dritë nga raporti i Marty-it./express/