Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot me Malin e Zi. Ai thotë se vendi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt heqjes së vizave.
“Mirëpres progresin mes Malit të Zi dhe Kosovës për çështjen e demarkimit të kufirit. Është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Soltes në Twitter.
Gjatë kësaj jave, Soltes kishte bërë thirrje te politikanët kosovarë të ratifikojnë Demarkacionin sa më parë, në vend se ta fajësojnë BE-në për mosliberalizimin e vizave.
“Është e padrejtë që të fajësohet Bashkimi Evropian për diçka që ka për obligim të bëjë Kosova, në këtë rast ratifikimi i Demarkacionit”, ka thënë Soltes.
















