Raportohet se Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në kuvendin e Serbisë

E publikuar: 17/12/2023 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet nacionale, ky dy shqiptarë janë duke garuar për një vend në Parlamentin e Serbisë.

Deri në momentin e mbylljes së vendvotimeve, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë, dalja ka qenë përgjysmë, mbi 20 për qind.

Dy kandidatët shqiptarë janë, Shaip Kamberi nga Bujanoci dhe ai nga Presheva, Visar Memeti.

KlanKosova raporton se Kamberi do të jetë edhe për një mandat tjetër në Parlamentin e Serbisë.

Përndryshe, rezultatet e para preliminare do të dalin nga ora 21:00.