Raportohet se ka marrëveshje LVV – Nisma, Limaj propozohet për kryeparlamentar

E publikuar: 15/04/2025 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para fillimit të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, po raportohet se LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismës për formimin e institucioneve të reja.

Duke u bazuar me burimet e veta, gazeta “Epoka e re” ka bërë me dije se kjo marrëveshje parasheh që kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit Nisma, e cila ishte në koalicion me AAK-në, ka fituar tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Çka pritet të ndodhë?

Seanca konstituive do të drejtohet nga deputeti i LVV-së Avni Dehari(deputeti më i moshuar) dhe do të ndihmohet nga deputetja më e re, e cila është Sala Jashari e PDK-së.

Agjenda e kësaj seance parasheh katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.