Raportohet se Ermal Krasniqi nuk u ftua te Kosova për ndeshjet e muajit mars

E publikuar: 14/03/2024 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti Ermal Krasniqi, raportohet se nuk u ftua nga trajneri i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet miqësore që “Dardanët” do t’i luajnë në mars.

Kjo u bë e ditur nga gazetari Arlind Sadiku.

Sadiku tha se lista e kombëtares pritet të publikohet nesër.

Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë, më 22 mars dhe Hungarinë 26 mars.