Raportohet se Assad është helmuar?

E publikuar: 02/01/2025 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diktatori sirian Bashar al-Assad thuhet se i ka mbijetuar një tentative helmimi në Moskë, ku ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin që nga 8 dhjetori 2024.

Sipas llogarisë online në Telegram General SVR, që dyshohet se menaxhohet nga një ish-spiun rus, Assad, 59 vjeç, u sëmur rëndë të dielën, duke përjetuar kollë të rëndë.

Testet thuhet se konfirmuan praninë e helmit në sistemin e tij.

Ai mori tretman mjekësor në banesën e tij dhe gjendja e tij u stabilizua të hënën.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me incidentin.