Raportohet për një rast dhunimi nga viti 2020

E publikuar: 27/10/2023 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten në Viti është raportuar për një rast dhunimi që dyshohet se kishte ndodhur në vitin 2020.

Në raportin e saj policia tregon se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër.

Në konsultim me prokurorin rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.

“Viti 2020. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti i cili i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.