Raportohet një rast i keqtrajtimit të fëmijëve në Podujevë, një grua dërgohet në psikiatri

E publikuar: 01/04/2025 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e trajtuar një rast të “keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve”, që dyshohet se ka ndodhur të hënën në Podujevë.

Policia thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me një ekip mjekësor dhe e kanë dërguar në repartin e Psikiatrisë për trajtim një grua.

“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë ofruar ndihmë mjekësore femrës kosovare dhe pastaj me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK-Reparti i Psikiatrisë ku dhe është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.