Raportohen dy vajza të zhdukura, njëra e mitur

E publikuar: 14/12/2025 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë raportuar të zhdukur për 24 orë.

Në Podujevë babai e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij.

“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”

Ndërsa në Prishtinë nëna e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj të mitur.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.