Lajme kontradiktore nga mediat franceze dhe ato italiane për të ardhmen e Lorik Canës.
Fillimisht u raportua se kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka pranuar negociatat me klubin francez, që e ka shprehur hapur dëshirën për ta kthyer në Ligue 1, ndërsa më vonë citohet vetë 32-vjeçari, i cili thekson se përfaqësuesit e tij janë në bisedime me disa klube, por asnjë prej tyre nuk është Olympique Marseille. Kjo deklaratë e fundit konfirmon ato që vetë mbrojtësi kuqezi ka thënë pas miqësoren me Francën. Bundesliga mbetet alternativa kryesore në Europë, por nuk përjashtohet një lëvizje surprizë në Amerikë ose në Azi.
Largimi i Canës nga Lazio mund të konsiderohet fakt i kryer, edhe pse ende mungon zyrtarizimi, ndërsa zërat në media për një rikthim të mundshëm në Francë tek Olympique Marseille më shumë se te realiteti, bazohen te dëshira që mund të ekzistojë në klubin francez për ta parë sërish Canën në Velodrome./ss/