Raporti sekret italo-gjerman: 363 drejtues policie kanë marrë në ruajtje parcelat me kanabis (VIDEO)

E publikuar: 14/08/2016 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese në Shqipëri ka listuar plot 363 zona, në të cilat kultivohet kanabisi.

Dokumenti që disponon Vizion +, është hartuar edhe me ndihmën e partnerëve nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panoramë të plotë të trafikut të hashashit që gjeneron miliarda euro fitime.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi një mijë ton kanabis sativa në vit.

Trafikantet nga Jugu në Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficerë të policisë, për të garantuar mbrojtjen e parcelave me drogë kundrejt pagesës prej 10 euro për rrënjë, ose duke dhënë si këmbim 30 për qind te prodhimit ne fund.

Të dhënat sekrete kanë evidentuar se trafikantët veç bandave të armatosura, po përdorin edhe dronet për kontrollin e hapësirave me kanabis.

Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.

Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, në Fier, Berat e Skrapar, apo edhe në Mat, Kruje e Dibër.

Trafikantët gjithashtu janë kujdesur të sigurojnë fara kanabisi që sigurojnë rritje të shpejtë dhe me cilësi.

Gjithë sasia e hashashit kalon në perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Së fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër-Mali i Zi-Serbi-Hungari dhe më pas në Gjermani.

Në tregjet perëndimore, marokenët janë drejtuesit kryesore të trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushtë me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e më pas dhe në Holande, Francë, Hungari, Çeki, Austri e Gjermani.

Raporti thekson se çdo vit në Europë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare.

Dy ditë më parë në jug të Italisë konkretisht në Ancona policia arrestoi 5 shqiptarë, të cilët kishin transportuar me gomone plot 1.8 ton hashash. /Vizion+