OSBE ka ba gati raportin sekret për politikanët e Shqipnise, ndaj të cilëve janë ngrite akuza të randa. Për OSBE, kryeministri i tanishëm, Edi Rama, ka nji pasuni prej 200 milionë eurosh. Ma e randa asht akuza për kreun e LSI, Ilir Meta. Në këtë raport thuhet se “Meta ka porosite 2 vrasje në kohën kur ishte zv/kryeministër”, por nuk jepen vitet se kur. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, atyne të publikueme në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikueme nga Wikileaks.
Në dokumentit konfidencial, që OSBE e ka shpërnda edhe në selitë diplomatike të BE dhe SHBA, thuhet se janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruem si biznismena, anëtarë të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për herë të parë nji raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasuninë e kryeministrit Edi Rama, mshefejne e saj në SHBA përmes vllaut Olsi Rama dhe akuzat për ryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.
Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznise si, ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjetikës dhe lidhjet e tij me aktorë të mafias.
Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlic dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri dhe e bija, për me ba biznis në shuma marramendëse.
Raportin sekret te OSBE e boton portali lapsi.al, por asnji media e lidhun dhe e afert me socialistat nuk e boton, si, top Channel, Tema, JavaNews, Dita, Shqiptarja, MAPO, ETJ.
Qe raporti ashtu si e boton lapsi.al:
Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”
Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Berisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.Dokumenti flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë, shkruan lapsi.al.