Raporti nga IKSHPK: 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 31/07/2021 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Covid-lajmi i fundit-Infosot

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 3,788 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.