Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën e vendeve ku më së shumti respektohet ligji dhe rendi.
Të dhënat kanë dalur në Raportin e Sigurisë Globale, shkruan IndeksOnline.
Sipas Kurtit, Kosova është renditur po ashtu në top 10 shtetet ku qytetarët ndjehen më të sigurt për të ecur vet gjatë natës.
“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional, veçanërisht viteve të fundit, dhe rezultat i punës së shkëlqyeshme të institucioneve të sigurisë dhe besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre.” – ka thënë Kurti në postimin e tij.
Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit:
Kosova, një prej vendeve më të sigurta të botës, sipas matjeve të kompanisë amerikane Gallup.
Vendi ynë renditet në top 10 shtetet në Indeksin global të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve ku qytetarët e saj ndihen më të sigurt për të ecur të vetëm gjatë natës.
Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional, veçanërisht viteve të fundit, dhe rezultat i punës së shkëlqyeshme të institucioneve të sigurisë dhe besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre.