Kosova ka shënuar progres për sa i përket fuqisë ushtarake.
Një raport i Global Fire Power e ka renditur Kosovën në pozitën e 134, pra pesë vende më lartë sesa vitin e kaluar.
Në anën tjetër, Shqipëria gjendet në pozitën e 91’të.
Më mirë qëndron Serbia, e 58’ta, ndërkaq Kroacia në pozitën e 69’të.
Vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë pak më mirë sesa Kosova. Mali i Zi i 128’ti, ndërkaq Maqedonia e Veriut në vendin e 108.
10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia. /Express