Raporti i fundit i IKSHPK-së: Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19

E publikuar: 15/06/2021 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 119 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Në total numri i rasteve aktive është 238.Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB