Raporti i fundit: 32 të vdekur dhe 1612 raste të reja me COVID-19

E publikuar: 02/09/2021 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Covid-lajmi i fundit-Infosot

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 32 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1612 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.