Një raport i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës(CIA), menjëherë pas përfundimit të luftës(viti 2000), jep detaje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe financimin e saj, përfshirjen në aktivitete terroriste ose rreth pohime për financim me mjete nga kontrabanda me narkotikë.
Raporti është aktualizuar pas një shkrimi të Politico.eu, nga gazetari Chuck Sudetic, i cili akuzon krerët e UÇK’së ose më saktësisht Hashim Thaçi për përfshirje në aktivitete ilegale siç është kontrabanda me drogë.
Ndaj shkrimit ka reaguar kongresmeni Eliot Engel i cili ka cituar raportin në fjalë të CIA, i cili hedh poshtë pohimet se UCK është financuar me fonde që origjinën e kanë nga kontrabanda me drogë.
CIA kishte raportuar për këto çështje në një komitet të Kongresit Amerikan me kërkesë të Kongresmemit Engel.
“Lidershipi i UÇK duket se nuk është i përfshirë në veprime narkotike për të mbështetur aktivitetet gjatë luftës. Raportimet e medieve, me një shkallë të ndryshme të besueshmërisë, tregojnë se disa anëtarë të ish-UÇK’së janë të involvuar në kontrabandë me narkotikë, por ne (CIA), nuk kemi informacione për shkallën e këtyre aktiviteteve” thuhet në raport.
Në pyetjen se a është përfshirë UÇK në aktivitete terroriste, CIA është përgjigjur negativisht,
“ UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste- që definohen si dhunë e paramenduar e motivuar politikisht e destinuar ndaj caqeve që nuk janë të përfshira në luftime” thekson raporti./express/